Në botën e projektimit dhe inxhinierisë, koha është gjithçka. Sa herë kemi humbur orë të tëra duke bërë llogaritje manuale, vizatime të pafundme ose duke kaluar nga një softuer tek tjetri? Këto janë disa prej pengesave më të zakonshme që ngadalësojnë produktivitetin e inxhinierëve dhe ja si CYPE i eliminon ato .
1. Llogaritja manuale e ngarkesave HVAC
Problemi: Shumë inxhinierë kalojnë orë duke bërë llogaritje manuale, duke rrezikuar edhe gabime.
Zgjidhja me CYPE: Ngarkesat HVAC llogariten automatikisht duke te theksuar inpute qe mund te keni harruar ose te vendosuara jasht rekomandimit. Shpejt, saktë dhe gati për raportim.
2. Vizatimi i tubacioneve me dorë në AutoCAD
Problemi: Vizatimi manual i tubacioneve dhe rishtimi i rrjetit është i lodhshëm dhe shpesh jo i saktë.
Zgjidhja me CYPE: CYPE gjeneron rrjetin e tubacioneve automatikisht dhe llogarit menjëherë prurjet dhe humbjet e presionit.
3. Kontrolli i përsëritur i përputhshmërisë me kodet
Problemi: Kontrollimi manual i standardeve dhe kodeve ndërtimore konsumon shumë kohë.
Zgjidhja me CYPE: Eurocode, NFPA dhe standarde të tjera janë të integruara në CYPE duke kursyer kohë dhe duke siguruar që çdo projekt të jetë gjithmonë në përputhje.
4. Kalimi nga një softuer tek tjetri
Problemi: Shumë inxhinierë përdorin disa programe për llogaritje, modelim, vizatime dhe raporte. Kjo krijon konfuzion dhe humbje kohe.
Zgjidhja me CYPE: Gjithçka është e integruar në një BIM workflow të vetëm nga koncepti deri tek dokumentet finale.
5. Rirregullimi i vizatimeve pas ndryshimeve
Problemi: Çdo ndryshim i vogël në projekt kërkon redaktim manual në të gjitha vizatimet dhe raportet.
Zgjidhja me CYPE: Me CYPE mjafton ta ndryshosh një herë të gjitha vizatimet dhe raportet përditësohen automatikisht.
Punoni më zgjuar, jo më shumë.
CYPE ju lejon të fokusoheni tek inxhinieria reale, ndërsa pjesën e lodhshme e bën softueri.
Provoje CYPE sot dhe shiko diferencën!







