Trajnimi CYPEPLUMBING
Mësoni të projektoni sisteme ujësjellësi, ujë të ngrohtë sanitare dhe kanalizime me kontroll automatik presioni, prurjeje dhe pjerrësish – brenda rrjedhës Open BIM.
10 orë
Fillestar ↗ Mesatar
Online / Në klasë
Objektivat e kursit
- Kuptimi i funksionalitetit dhe ndërfaqes së CYPEPLUMBING.
- Projektimi i sistemeve të ujit të ftohtë/të ngrohtë dhe shkarkimit.
- Përdorimi i bibliotekave: pajisje, tuba, aksesorë, valvula, depozita.
- Konfigurimi i kontrolleve automatike për presion, prurje dhe pjerrësi.
- Gjenerimi i vizatimeve, raporteve dhe dokumentacionit dorëzues.
Syllabus – Modulet
Moduli 1Hyrje në CYPEPLUMBING
- Hyrje në paketën CYPE dhe roli i CYPEPLUMBING.
- Përmbledhje e standardeve: EN 806, EN 12056, NFPA 14, rregullore lokale.
- Struktura e softuerit dhe ndërfaqja.
- Konceptet bazë të furnizimit me ujë dhe shkarkimit.
Moduli 2Krijimi & Konfigurimi i projektit
- Krijimi i projektit të ri dhe lidhja me modelin BIM.
- Kushtet e përgjithshme: presioni hyrës, temperatura, materialet.
- Burimet e ujit: grup hidraulik, depozitë, pompë.
- Parametrat e llogaritjes dhe standardet e kontrollit.
Moduli 3Sistemet e ujit të ftohtë & të ngrohtë
- Elementet: lavamanë, dushë, WC, ngrohësa uji.
- Modelimi i rrjetit dhe përzgjedhja automatike e diametrave.
- Analiza e presionit dhe prurjes.
- Integrimi i depozitave dhe pompave.
- Kontrolle kritike: presioni minimal, shpejtësia maksimale.
Moduli 4Kanalizime & Ventilim
- Ujërat e zeza dhe ujërat e shiut.
- Kolona, degë, aksesorë – vertikale dhe horizontale.
- Pjerrësitë dhe dimensionimi automatik.
- Ventilimi i rrjetit: primar, sekondar, individual.
- Saktësia e sistemit: efekti i sifonit, kufijtë e prurjes.
Moduli 5Koordinimi BIM & Verifikimi i modelit
- Integrimi me sistemet arkitektonike, HVAC dhe strukturore.
- Clash detection dhe verifikimi i modelit.
- Eksporti IFC dhe rrjedha Open BIM.
- Pamje 3D dhe prerje teknike.
Moduli 6Raporte, vizatime & rezultate
- Raporte automatike të llogaritjeve.
- BoQ dhe specifikime teknike.
- Eksporti i vizatimeve (DWG, PDF).
- Validimi final dhe rishikimi i projektit.
Moduli 7Sesioni praktik & Projekti final
- Ushtrim praktik (rezidencial ose komercial).
- Modelim i plotë i ujësjellësit dhe kanalizimeve.
- Prezantim & feedback nga instruktori.
Vlerësimi & Certifikimi
- Kuize të shkurtra pas çdo moduli.
- Projekti Final: Projektim i plotë i sistemeve në CYPEPLUMBING.
- Certifikatë Përfundimi për pjesëmarrësit me rezultat ≥ 70%.
Gati për t’u regjistruar? Rezervoni vendin tuaj në sesionin e radhës të CYPEPLUMBING.
Regjistrohu tani